Kabashi: Presim lojë të fortë

Hendboll

Kabashi: Presim lojë të fortë

Më: 12 maj 2021 Në ora: 11:07
Kabashi: Presim lojë të fortë

Trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi, ka pranuar cilësinë e Besës, por ka shtuar se edhe skuadra e tij është cilësore. Kabashi ka konfirmuar se Prishtina ka pretendime të mëdha për finalen e dytë të plejofit që është nesër nga ora 19:15 në kryeqytet.

Prishtinës i janë rritur ambiciet pas paraqitjes së mirë në Pejë, sidomos në pjesën e dytë.

“Jemi përgatitur maksimalisht për lojën e dytë kundër Besa Famgasit.

Në lojën e parë finale të plejofit në Pejë patëm paraqitje të mirë, sidomos në pjesën e dytë. Të gjithë e dimë që bëhet fjalë për një ekip të organizuar e cilësor që ka në radhët e veta lojtarë nga Spanja, Greqia e Bosnja. Por edhe ekipi ynë, Prishtina, është cilësor.

Në radhët tona kemi lojtarë kualitativ. Pritet lojë e fortë në mes dy ekipeve më të mira në Kosovë, Prishtinës e Besës”, ka thënë Taib Kabashi, trajner i Prishtinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat