Prishtina, finalist i parë

Hendboll

Prishtina, finalist i parë

Nga: K.G. Më: 21 maj 2021 Në ora: 14:50
Prishtina, finalist i parë

Prishtina është në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në hendboll. 

Vashat e Prishtinës shkëlqyen me lojë e rezultat 29:21 kundër Ferizajt, në gjysmëfinalen që u zhvillua në palestrën e sportit në Prishtinë.

Kryeqytetaset kualifikohen në finalen e madhe. 

Ato në finale presin fituesen e ballafaqimit mes Istogut dhe kampionit të ri Vushtrrisë. 

Finalja zhvillohet nesër në Istog në orën 17.00.

Ferizaj - Prishtina 21:29 (13:17)

Ferizaj: Trenoska, Sylejmani 2, Kupina, Qerkini, Sefedini 1, Kelmendi 11, Basha 1, Ramabaja 5, Huruglica, Stojkovska 1, Mi. Gjinolli, Dervishi, Bytyqi, Haliti, Rashiti, Ma. Gjinolli

Prishtina: Uka, Kaba, Keita 5, Krasniqi, Prapashtica 3, Shala, Ajvazi, Kongjeli, Stagova 3, Behluli, Nivokazi 7, Maloku, Ipçi 4, Berisha, Krasniqi, Bojoviq 7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat