Gjuka: Peja, qendër e hendbollit

Hendboll

Gjuka: Peja, qendër e hendbollit

Më: 23 maj 2021 Në ora: 11:46
Gjuka: Peja, qendër e hendbollit

Egzon Gjuka ka dhënë kontribut te Besa Famgas që të shtunën e fitoi edhe Kupën e Kosovës.

Besa Famgas më herët ka fituar edhe titullin e kampionit dhe kështu po vazhdon dominimin.

"E përmbyllëm edhe një edicion të suksesshëm në Kosovë, ku pas titullit arritëm që të kurorëzohemi edhe me Kupën e Kosovës.

Besoj se puna që kemi bërë si ekip gjatë gjithë këtyre viteve tregon se jemi klubi më i mirë dhe më i suksesshëm në Kosovë. Po e bëjmë qendër të hendbollit në Kosovë qytetin e Pejës", ka thënë Gjuka pas triumfit në finale.

"Ndeshja sonte ishte pak më e vështirë se sa e kemi menduar. Por arritëm që ngadalë të rrisim epërsinë dhe në fund të kompletojmë synimet tona. Një kompliment për Istogun për realizimin perfekt të fazës Final4", ka theksuar hendbollisti pejan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat