Çerekfinalet e pioniereve luhen në Ferizaj

Hendboll

Çerekfinalet e pioniereve luhen në Ferizaj

Më: 28 maj 2021 Në ora: 10:58
Çerekfinalet e pioniereve luhen në Ferizaj

Kanë përfunduar garat e rregullta për grupmoshën e pioniereve.

Garat janë zhvilluar në grupe, me pjesëmarrjen e shumicës së skuadrave. Gjatë javëve të kaluara ka pasur ndeshje të mira e interesante, ndërsa kanë defiluar lojtare me potencial të madh dhe të ardhme të ndritur.

Të dielën luhen ndeshjet çerekfinale. Është vendosur që çerekfinalet të zhvillohen në Ferizaj.
Ndeshjet çerekfinale janë: Ferizaj – Jusuf Gërvalla (11:00), Vëllaznimi – KEK-u (13:30), Samadrexha – Istogu (14:45), Deçani – Vushtrria (12:15). Gjysmëfinalet, finalja dhe ndeshja për vend të tretë janë një javë pas çerekfinaleve.

Pionierët të shtunën në Deçan i luajnë ndeshjet gjysmëfinale. Takohen Zhegra e Besa Famgas (14:00) si dhe Deçani e Kastrioti (15:30). Të dielën në Pejë është ndeshja për vend të tretë duke fillaur nga ora 12:00 dhe finalja e madhe në ora 13:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat