Zhegra fiton ndeshjen për vend të tretë në Ligën e Pionierëve

Hendboll

Zhegra fiton ndeshjen për vend të tretë në Ligën e Pionierëve

Më: 30 maj 2021 Në ora: 15:33
Zhegra fiton ndeshjen për vend të tretë në Ligën e Pionierëve

Zhegra edhe të dielën ka dëshmuar se ka të ardhme të ndritur në hendboll. Hendbollistët e rinj zhegras kanë zënë vendin e tretë në Ligën e Pionierëve.

Në ndeshjen për vend të tretë Zhegra e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 31:18.

Ndeshja u luajt në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Elion Goçi shënoi 13 gola për Zhegrën, ndërsa Egon Shaqiri shtoi 9 gola. Nga 4 i shënuan Klajd Zeqiri e Ardit Sahiti.

Te ferizajasit me efikasitet u dallua Elton Gashi që arriti në shifrën e 10 golave. Katër i kishte Agron Bytyqi e 3 gola i shënoi Andi Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat