Kosovë - Portugali, finale për vend të parë!

Hendboll

Kosovë - Portugali, finale për vend të parë!

Nga: K.G. Më: 5 qershor 2021 Në ora: 11:50
Kosovë - Portugali, finale për vend të parë!

Kombëtarja e Kosovës me mungesa të mëdha sonte kërkon fitore me çdo kusht që të avancojnë më tej.

Ndeshja Kosovë – Portugali, është finale për vend të parë. Dy kombëtaret që po tregojnë lojëra të mira dhe kanë po aq fitore në grupin 1, së bashku kryesojnë me nga 4 pikë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

“Me mungesa të rëndësishme për shkaqe shëndetësore, por me vendosmëri për ta dhënë më të mirën për fanellën e shtetit.

Luajmë sonte ndaj Portugalisë ndeshjen vendimtare për avancim tutje në kualifikimet për Euro 2022.

Na uroni fat! Forca Kosovaaa”, shkruan në faqen e FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat