Kur është në formë Albina Rugova

Hendboll

Kur është në formë Albina Rugova

Nga: K.Goca Më: 5 qershor 2021 Në ora: 15:11
Kur është në formë Albina Rugova

Kur është në formë Albina Rugova edhe Kombëtares së Kosovës i shkon gjithçka mbarë!

Rugova ka qenë ndër lojtaret më të dalluara mbrëmë, e cila me 8 gola e ndihmoi Kosovën që të shënoi fitore me rezultat 33:27 ndaj Luksemburgut, në kuadër të xhiros së dytë të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.

Rugova ishte jashtëzakonisht e shpejt dhe ka talent që të shënoi nga pozitat më të vështira.

Rugova me bashkëlojtaret sonte kërkojnë mrekullinë ndaj Portugalisë, sfidë që luhet në orën 19.30 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Kosovë-Portugali, është sikur finale, fituesi kualifikohet më tej. Portugalia kryeson me 4 pikë, duke lënë pas Kosovën po me aq pikë në grupin 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat