Marigona në formë, po e jep maksimumin për Kosovën

Hendboll

Marigona në formë, po e jep maksimumin për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 5 qershor 2021 Në ora: 15:32
Marigona në formë, po e jep maksimumin për Kosovën

Hendbollistja Marigona Hajdari po luan me sukses në Kombëtaren e Kosovës. 

Marigona luan për ekipin danez Ringkobing Handbold dhe është ndër lojtaret që po luan me zemër për Kosovën. 

Ajo së bashku me motrën e saj, Arlindën, iu bashkuan Kombëtares së Kosovës. 

Arlinda ishte e pafat, e cila u lëndua rëndë në takimin e parë me Qipron dhe mbetet jashtë fushës.

Nga ana tjetër, Marigona mbrëmë shkëlqeu me lojë, duke shënuar 5 gola dhe ishte ndër protagonistet e fitores së Kosovës, me rezultat 33:27 kundër Luksemburgut. 

Sonte në 19.30, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja e xhiros së tretë të parakualifikueseve të Kampionatit Evropian, mes Kosovës dhe Portugalisë, kombëtarja që fiton shkon më tej. Marigona me shoqet mobilizohen maksimalisht për fitore përkundër që kanë mungesa të mëdha, mungojnë 10 lojtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat