Zhegra e Vëllaznimi në finale të Ligës së juniorëve

Hendboll

Zhegra e Vëllaznimi në finale të Ligës së juniorëve

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 22:22
Zhegra e Vëllaznimi në finale të Ligës së juniorëve

Të shtunën në Gjakovë janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së juniorëve.

Në gjysmëfinalen e parë u takuan Zhegra e Besa Famgas. Fitore me rezultatin e ngushtë, 19:17, shënoi skuadra e Zhegrës.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 10:6 për zhegrasit që e mbajtën epërsinë deri në fund.

Arianit Murseli udhëhoqi Zhegrën me 8 gola, kurse 5 i shënoi Elion Goçi. Te Besa Famgas u dallua Jon Vokshi me 7 gola.

Gjysmëfinalja e dytë ishte në mes të Vëllaznimit dhe Prishtinës. Me rezultatin 45:28, fitore shënoi Vëllaznimi. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:8. Mali Luzha shënoi 13 gola për Vëllaznimin, kurse 6 herë për Prishtinën shënoi Dardan Ramadani.

Të dielën, po në Gjakovë, prej orës 15:30 është ndeshja për vend të tretë, ndërsa finalja zhvillohet prej orës 17:30.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat