Ja kur u ftohën raportet mes Edi Kolgecit dhe Taib Kabashit

Hendboll

Ja kur u ftohën raportet mes Edi Kolgecit dhe Taib Kabashit

Nga: Kemajl Goca Më: 17 qershor 2021 Në ora: 14:34
Kolgeci - Kabashi, një dashuri e fikur sportive mes tyre!

Bota sportive është atraktive për opinion, por shumë herë sjell edhe momente të papritura.

Klubi i hendbollit Prishtina sot i ndau rrugët me trajnerin më jetë gjatë në klub, Taib Kabashi!

Ndarja nuk ishte e lehtë por ishte mjaft emocionuese sidomos për Taib Kabashin që dha shumë për hendbollin, sidomos për Prishtinën. Një trajner që dha tërë arsenalin e tij, por që nga edicioni 2012-2013 nuk ka fituar as titullin e kampionit  dhe as Kupën e Kosovës!   

Si u ftohën raportet sportive mes presidentit të klubit Edi Kolgecit dhe trajnerit Taib Kabashit?

Që nga java e tretë e dhjetorit të vitit 2020, shihej një ftohje raportesh mes tyre, por që as Kabashi e as Kolgeci nuk e thonë publikisht, janë të rezervuar. 

Dy burra të heshtur e të respektuar në opinionin sportiv. Po ashtu edhe humbja në Athinë nga AEK-u me rezultat 41:8, dukej se ia vloi trurin Kolgecit, por duroj sërish!

Raportet dukeshin gjithnjë e më të ftohura që nga ajo kohë, ani pse Kabashi drejtoj anijen e Prishtinës deri në fund të kampionatit.

Klubi i Prishtinës sot zyrtarizon ndarjen dhe e ka falënderuar në mënyrën më të mirë Kabashin.  Kolgeci e Kabashi i ftohën raportet në aspektin sportiv por në jetë private mbesin miq dhe falënderues ndaj njëri – tjetrit.  

Ndarja e rrugëve mes Prishtinës dhe Kabashit nuk buron që një javë, por kjo buron me gjasë që nga dhjetori, vetëm pritej momenti dhe kjo ndodhi sot edhe zyrtarisht.

 Kabashi del ballëlart, si nënkampion, Kolgeci krenar që i doli në fjalë. Kështu është jeta sportive!  Kolgeci - Kabashi, një dashuri e fikur sportive mes tyre! Kolgeci tash ka plane tjera, ndërsa Kabashi mbetet të mendoj për mrekulli tjera!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat