Prishtina ndeshet me ekipin austriak

Hendboll

Prishtina ndeshet me ekipin austriak

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 12:07
Prishtina ndeshet me ekip austriak

Sot po tërhiqet shorti edhe për Kupën Evropiane në konkurrencë të meshkujve, ku paraqiten po ashtu katër skuadra të Kosovës.

E para që mësoi kundërshtarin ishte KH Prishtina, nënkampionia e Kosovës.

Prishtina në raundin e parë të Kupës Evropiane takohet me skuadrën nga Austria, Sparkase Schwaz HB Tirol.

Ndeshjet e raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë luhen më 11/12 dhe 18/19 shtator. Prishtina në ndeshjen e parë është vendase. Kupa Evropiane është niveli i tretë evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat