Ramosaj vazhdon karrierën në Zvicër

Hendboll

Ramosaj vazhdon karrierën në Zvicër

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 22:17
Ramosaj vazhdon karrierën në Zvicër

Njëri prej lojtarëve kryesorë në Kombëtaren e Kosovës në hendboll, Bujar Ramosaj, do ta vazhdojë karrierën në Zvicër. Ramosaj ka bërë të ditur të shtunën se ka arritur marrëveshje me skuadrën Kreuzlingen, që aktualisht po qëndron në Pejë në fazë përgatitore.

Kreuzlingeni garon në Ligën B të Zvicrës, ndërsa ka synime që edicionin e ardhshëm ta sigurojë kalimin në elitë.

Te kjo skuadër Ramosaj bashkohet me kapitenin e Kombëtares, Valon Dedaj, si dhe me Haris Berishën e Drenit Tahirukaj. Kjo katërshe e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës tani do të jetë së bashku edhe në klub.

Ramosaj aktualisht është prej liderëve të Kombëtares së Kosovës, sidomos në mbrojtje. Është zemra e mbrojtjes së Kosovës dhe shquhet me angazhimin maksimal dhe luftën për çdo top. Për 26-vjeçarin nuk ka duel të humbur pa angazhim maksimal. Ndikimi i tij në rritjen e Kombëtares së Kosovës në vitet e fundit vlerësohet i rëndësishëm.

Ramosaj në gjashtë vitet e fundit ka luajtur për skuadrën pejane, Besa Famgas, ku është rritur shumë si hendbollist. Pikërisht ndaj Besës ka debutuar me fanellën e Kruezlingenit, të shtunën në miqësore. Dhe shtatlarti ka shkëlqyer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat