Pashke Marku shënoi 6 gola nga 12 tentime

Hendboll

Pashke Marku shënoi 6 gola nga 12 tentime

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 11:21
Pashke Marku shënoi 6 gola nga 12 tentime

Në elitën e Zvicrës, Amicitia Zurich humbi nga Pfadi Winterthur me 31:26. Për Amicitia ishte humbja e parë pas dy fitoreve. Si në dy ndeshjet e para, Luigj Quni shënoi një gol.

Për Kreuzlingenin luan edhe hendbollistja jonë, hendbollistja Pashke Marku.

Me një rikthim dramatik, Kreuzlingeni të shtunën në xhiron e dytë të elitës zvicerane fitoi 26:25 ndaj Zugut. Pas pjesës së parë LK Zug kishte epërsi prej 16:10. Një sekond para fundit Kreuzlingeni shënoi për 26:25, ndonëse tërë ndeshjen ishte në disavantazh.

Pashke Marku shënoi 6 gola nga 12 tentime.

Në Slloveni, Mirjeta Bytyqi shënoi dy gola në fitoren 32:23 të Mlinotest Ajdovshçina ndaj Ptujit. Ndeshja e zhvilluar të shtunën i takoi javës së parë të kampionatit slloven.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat