Vëllaznimi sërish mposhtet, eliminohet nga Kupa e Evropës

Hendboll

Vëllaznimi sërish mposhtet, eliminohet nga Kupa e Evropës

Nga: K.Goca Më: 12 shtator 2021 Në ora: 18:50
Vëllaznimi sërish mposhtet, eliminohet nga Kupa e Evropës

Vëllaznimi nga Gjakova eliminohet nga garat e Kupës së Evropës në hendboll.

Gjakovarët pësuan dy humbje brenda dy ditëve nga Handball Kaerjeng e Luksemburgut, në kuadër të rrethit të parë të Kupës së Evropës.

Gjakovarët sot  ishin në cilësinë e vendasit ndaj Handball Kaerjeng, duke pësuar humbje 36:26, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën Bascharage në Luksemburg.

Hendbollisti Alban Haziri është më efikasi me 7 gola, i ndihmuar nga Mali Luzha me 4, ndërsa te rivali u dallua  Vladimir Temelkov me 7 gola.

Gjakovarët e humbën edhe ndeshjen e parë (32:23) dhe me rezultat të përgjithshëm  68:49 eliminohen nga garat evropiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat