Ujkiq debuton me sukses në Francë

Hendboll

Ujkiq debuton me sukses në Francë

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 23:23
Ujkiq debuton me sukses në Francë

Pivotja e Kombëtares së Kosovës, Suzana Ujkiq, karrierën po e vazhdon në Francë. Ujkiq deri në fund të kampionatit të kaluar luajti për Istogun, ndërsa javë më parë është transferuar te skuadra Yutz, që garon në kategorinë e tretë franceze.

Ujkiq të shtunën e ka luajtur ndeshjen e parë kampionale.

Nga afër e ka përcjellë selektori Agron Shabani, që llogarit në shërbimet e saj. Yutz fitoi ndaj Strasbourgut me rezultat 22:15.

Selektori Shabani e ka vlerësuar të suksesshëm debutimin e Ujkiqit.

“Suzana Ujkiq debutoi suksesshëm, por pa gola. Mendoj që do të ketë vend të rëndësishëm në ekip. Bëhet fjalë për ligën e tretë, por është ekip i mirë. Nuk luajti tërë kohën, ndërsa nuk pati topa të mjaftueshëm.

Ende nuk e njohin ekipi, por besoj se do të bëj vend. Ajo është në planet tona, ndërsa shpresojmë se do ta rrit nivelin dhe do të marr përvojë te kjo skuadër”, ka thënë selektori Shabani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat