Vëllaznimi përmbys rezultatin për ta fituar derbin me Deçanin

Hendboll

Vëllaznimi përmbys rezultatin për ta fituar derbin me Deçanin

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 20:53
Vëllaznimi përmbys rezultatin për ta fituar derbin me Deçanin

Me një ndeshje dramatike është përmbyllur java e katërt e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të dielën në Gjakovë, Vëllaznimi ka fituar ndaj Deçanit me rezultat 34:30.

Por gjakovarët kanë arritur të fitorja vetëm në pjesën e dytë.

Pjesën e parë e ka fituar Deçani me rezultat 15:14.
Vëllaznimi tani është i pesti me 4 pikë. Deçani mbetet i parafundit dhe në kërkim të pikëve të para në elitë.
Pjesa e parë ishte e barabartë, me epërsi të lehtë të Vëllaznimit.

Por në fund deçanasit kaluan në epërsi dhe shkuan në pushim me një gol avantazh. Edhe pjesa e dytë ishte e hapur. Vendasit ishin vazhdimisht në epërsi me disa gola, por deçanasit nuk u dorëzuan. Në fund rezultati ishte 34:30.

Çlirim Rama shënoi 7 gola për Vëllaznimin kurse nga 6 i kishin Egzon Lluka, Ardi Halili e Florian Rexha. Drilon Tahirukaj realizoi 14 herë për Deçanin kurse 5 gola i shtoi Fatlind Mazrekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat