Barazim në ndeshjen Samadrexha – Kastrioti

Hendboll

Barazim në ndeshjen Samadrexha – Kastrioti

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 21:38
Barazim në ndeshjen Samadrexha – Kastrioti

Nuk ka dhënë fitues ndeshja e javës së katërt të Superligës së hendbollisteve mes Samadrexhës dhe Kastriotit të Ferizajt. Të dielën në palestrën në Samadrexhë, këto dy skuadra luajtën 29:29.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:13 për ferizajaset. Në pjesën e parë Samadrexha krijoi epërsi deri në 3 gola , por në fund Kastrioti krijoi avantazh prej një goli. Në pjesën e dytë u luajt për secilin gol dhe në fund shifrat ishin 29:29.

Arlinda Maloku shënoi golin e barazimit për Samadrexhën në fund. Ajo ishte më efikasja te skuadra vendase me 11 gola. Nga 5 gola i shënuan Donjeta Mehmeti e Agnesa Surdulli.

Elza Reçica i shënoi 7 gola për Kastriotin. Nga 5 i shënuan Ermira Saliu e Puhiza Gashi. Kastrioti është i gjashti me 5 pikë. Samardrexha është e shtata me 3 pikë.

Të dielën u luajtën edhe dy ndeshje tjera. Prishtina fitoi ndaj Vjosës (36:15), kurse Vushtrria e mposhti Dritën (74:16).

Nuk ka dhënë fitues ndeshja e javës së katërt të Superligës së hendbollisteve mes Samadrexhës dhe Kastriotit të Ferizajt. Të dielën në palestrën në Samadrexhë, këto dy skuadra luajtën 29:29.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:13 për ferizajaset. Në pjesën e parë Samadrexha krijoi epërsi deri në 3 gola , por në fund Kastrioti krijoi avantazh prej një goli. Në pjesën e dytë u luajt për secilin gol dhe në fund shifrat ishin 29:29. Arlinda Maloku shënoi golin e barazimit për Samadrexhën në fund. Ajo ishte më efikasja te skuadra vendase me 11 gola. Nga 5 gola i shënuan Donjeta Mehmeti e Agnesa Surdulli.

Elza Reçica i shënoi 7 gola për Kastriotin. Nga 5 i shënuan Ermira Saliu e Puhiza Gashi. Kastrioti është i gjashti me 5 pikë. Samardrexha është e shtata me 3 pikë.

Të dielën u luajtën edhe dy ndeshje tjera. Prishtina fitoi ndaj Vjosës (36:15), kurse Vushtrria e mposhti Dritën (74:16).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat