Istogu i gatshëm për dy ndeshjet e Kupës Evropiane

Hendboll

Istogu i gatshëm për dy ndeshjet e Kupës Evropiane

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 23:52
Istogu i gatshëm për dy ndeshjet e Kupës Evropiane

Te KHF Istogu janë të gatshme për dy ndeshjet evropiane që i luajnë në shtëpi. Të premten prej orës 18:00 dhe të shtunën, po ashtu prej orës 18:00, Istogu takohet me skuadrën KA/Por nga Islanda.

Ndeshjet i takojnë raundit të dytë të Kupës Evropiane (European Cup). Te Istogu kanë pranuar se KA/Por është skuadër cilësore, por premtojnë më të mirën në tentim për të avancuar tutje.

Istogu ka bërë ndryshime në krahasim me edicionin e kaluar, ndërsa në përbërje ka disa reprezentuese të Kosovës dhe disa lojtare nga Mali i Zi. Cilësia te kjo skuadër nuk mungon, por mbetet të shihet nëse është e mjaftueshme për ta kaluar skuadrën nga Islanda.

KHF Istogu për herë të pestë po luan në Evropë. Vjet në raundin e dytë të Kupës Evropiane e kaloi Vushtrrinë.

Në raundin e tretë i luajti dy ndeshje të barabarta dhe shumë të forta me skuadrën nga Bjellorusia, Victoria-Berestie. U eliminua për një gol.

Në ndeshjen ndaj skuadrës islandeze, Istogu pret përkrahje të madhe nga shikuesit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat