Kampionia para dy takimeve në Zvicër

Hendboll

Kampionia para dy takimeve në Zvicër

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 11:13
Kampionia para dy takimeve në Zvicër

Kampionia e Kosovës në hendboll, KHF Vushtrria, ka udhëtuar për në Zvicër ku i luan dy ndeshjet e raundit të dytë të Kupës Evropiane. Të shtunën prej orës 18:00 dhe të dielën prej orës 19:00,

Vushtrria në Nottwil të Zvicrës takohet me skuadrën e njohur të këtij vendi, SPONO Eagles.

Skuadrat janë marrë vesh që të dy takimet të luhen në Zvicër.

SPONO Eagles vlerësohet kundërshtar i fortë, por vushtrriaset do të japin më të mirën në tentim për të avancuar tutje.

Vushtrria ka përvojë të gjatë në garat evropiane. Në Kupën Evropiane u paraqit edhe edicionin e kaluar. Ka ruajtur përbërjen që kishte ndërsa ka bërë disa përforcime me lojtare vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat