KH Besa arrin në Bosnje dhe Hercegovinë

Hendboll

KH Besa arrin në Bosnje dhe Hercegovinë

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 12:35
KH Besa arrin në Bosnje dhe Hercegovinë

Kampioni në fuqi i Kosovës në hednboll, KH Besa Famgas ka arritur në qytetin e Banjallukës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pejanët kanë udhëtuar për 18 orë me autobus deri në Banjallukë ku kanë mbërritur disa çaste më parë.

Bardhekuqët do të përballen të dielën në kuadër të EHF Cup kundër ish-kampionin evropian të Borcit nga Banjalluka.

"Pas udhëtimit 18 orësh KH Besa Famgas ka arritur në Banjallukë ku nesër zhvillon ndeshjen e parë të xhiros së dytë të EHF Cup kundër ish kampionit evropian Borcit të Banjallukës.

Kampioni i Kosovës do ti zhvillon dy stërvitje (sot në ora 18:00 dhe nesër në ora 10:00) në palestrën Borik para ndeshjes e cila është në program të dielën në ora 18:00.

Trajneri Arben Muqolli dhe hendbollistët pejan janë optimistë që nga Banjalluka do të kthehen me rezultat pozitiv para takimit të kthimit i cili luhet vikendin e ardhshëm në Pejë", njofton KH Besa Famgas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat