Vushtrria pëson debakël në Zvicër

Hendboll

Vushtrria pëson debakël në Zvicër

Nga: K.Goca Më: 16 tetor 2021 Në ora: 19:38
Vushtrria pëson debakël në Zvicër

Spono Eagles ka shënuar fitore të thellë me rezultat 42:14 (21:7) ndaj kampiones së Kosovës, Vushtrrisëm në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll. 

Ndeshja u zhvillua në palestrën Nottwil.

Vendaset nuk treguan fare mëshirë për Vushtrrinë.  

Vushtrriaset pa fitores bindëse në Kampionatin e Kosovës, me rezultat 74:16 ndaj Dritës, sonte pësuan debakël në Evropë me 42:14 nga zviceranet.

Hendbollistja Marina Decurtins është më efikasja me 8 gola të vendaset dhe Burneta Rama me 5 gola Vushtrria.

Zviceranet kanë epërsi me 28 gola dallim dhe me qetësi e presin sfidën e dytë ndaj Vushtrrisë, e cila luhet nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat