Istogu me statistika për tri lojtare! 

Hendboll

Istogu me statistika për tri lojtare! 

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 18:11
Istogu me statistika për tri lojtare! 

KHF Istogu është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane në hendboll. 

Istogaset përballë e kishin skuadrën islandeze KA/Por, ndërsa të dy ndeshjet i kanë luajtur në palestrën e tyre.

Ndeshja e parë, e luajtur të premten, ishte e barabartë por në fund islandezet fituan me rezultat 26:22.

Ndërkohë ndeshja e dytë u luajt të shtunën. KA/Por ka fituar me rezultat 37:34 dhe ka avancuar në raundin e tretë.
Istogut i kushtoi shtrenjtë loja e zbehtë në fazën e mbrojtjes në pjesën e parë që u mbyll 24:15 për mysafiret. Në pjesën e dytë, lojtaret e Istogut luftuan për çdo top dhe u afruan deri në dy gola.

Por nuk mundën të bënin më shumë. Esma Muratoviq i shënoi 16 gola nga 27 tentime. 7 gola nga 8 tentime i realizoi Albina Rugova, ndërsa Anja Bojaniq shtoi 6 gola nga 7 tentime, shkruan në faqen e KH Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat