Istogu po përballet me lëndime të shumta 

Hendboll

Istogu po përballet me lëndime të shumta 

Nga: K.G. Më: 19 tetor 2021 Në ora: 23:46
Istogu po përballet me lëndime të shumta 

Istogu është eliminuar nga garat evropiane, megjithatë la lë përshtypje të mirë në duel me kampionen e Islandës, KA/Por.

Hendbollistet e Istogut dhanë maksimumin por në të dy ndeshjet pësuan dy humbje nga ekipi islandez, të parën me 26:22 dhe të dytën me 37.34. 

“Istogu në nivel të skuadrave evropiane, megjithatë nuk arrin të kaloj tutje.

Skuadra e Istogut është eliminuar nga Kupa e Evropës në dy ndeshjet e zhvilluara në Palestrën e Sporteve në Istog, përkundër paraqitjes së mirë të skuadrës së Istogut ndaj asaj Islandeze KA/Por nuk arritëm të shkojmë tutje edhe pse Istogu arriti t’i fitoj dy pjesë lojë në këto dy ndeshje nuk ishte e mjaftueshme që të kaloj më tutje, kjo ngase skuadra Islandeze e cila nuk njohin humbje për vite më radhë arriti të shënoj më shumë gola, duke fituar ndeshjen e parë me katër gola diferencë ndërsa të dytën me tre gola diferencë.

Ju rikujtojmë që Istogu po përballet me lëndime të shumta si pasoj e tyre tri lojtare nuk arritën të paraqitën në këto ndeshje, të cilat pritet të operohen gjatë kësaj jave.

Kjo ndikoi që Istogu të ketë bankë të varfër gjatë këtyre ndeshjeve dhe vështirësi financiare sepse lëndimet e shkaktuara para disa ditëve kanë bërë që të varfërohet fondi i lojtareve për këto dy ndeshje dhe buxheti i klubit të dëmtohet dukshëm.

Sido që të jetë drejtuesit e klubit janë shumë të kënaqur më paraqitjen e skuadrës tonë në këtë edicion të garave të Kupës së Evropës pasi që arritëm të luajmë në nivel të barabartë me skuadrat evropiane.

KHF Istogu ka krijuar një traditë më paraqitje të mirë në kupat e Evropës dhe ka marr eksperiencën e nevojshme duke treguar që është në nivel të barabartë me skuadrat e vendeve të ndryshme evropiane përkundër fatit të keq dhe hendikepit si pasojë e lëndimeve.

Mbetet që të vazhdojmë të punojmë në këtë mënyrë dhe nga viti në vit të ngjitemi lart e më lart në nivel evropian.

Të gjithë juve ju faleminderit për përkrahjen Istogu asnjëherë nuk do t’iu zhgënjej”, shkruan në faqen e klubit të Istogut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat