Kastrioti fiton me lehtësi

Hendboll

Kastrioti fiton me lehtësi

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 12:15
Kastrioti

Kastrioti ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së pesë të Superligës së hendbollisteve.

Skuadra ferizajase e mposhti Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 36:26.

20:14 ishte rezultati pas pjesës së parë.
Adriana Salihu i shënoi 8 gola për Kastriotin. 6 i kishte Puhiza Gashi.

Plot 17 gola për Shqiponjën i shënoi Argoneta Goqi.

Kastrioti ka tri fitore e një barazim, kurse me 7 pikë mban vendin e katërt. Shqiponja është e gjashta me 6 pikë.
Një tjetër ndeshje e javës së pestë u luajt të mërkurën.

Samadrexha e mposhti Dritën e Gjilanit me rezultat 44:19. Samadrexha është e shtata me pesë pikë. Drita mbetet në kërkim të pikëve të para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat