Ferizaj të jesh apo të mos jesh në Holandë

Hendboll

Ferizaj të jesh apo të mos jesh në Holandë

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 17:04
Ferizaj të jesh apo të mos jesh në Holandë

KHF Ferizaj është skuadra e radhës nga Kosova që paraqitet në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

Ferizaj të jesh apo të mos jesh në Holandë!

Ferizajaset përballë e kanë skuadrën holandeze, JuRo Unirek VZV. Dy skuadrat janë pajtuar që ndeshjet t’i luajnë në Holandë, përkatësisht në ‘t Veld.

Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 19:00, ndërsa e dyta të dielën nga ora 13:00.

Ferizaj për herë të dytë po paraqitet në gara evropiane. Unirek ndërkohë ka përvojë pak më të madhe. Debutoi në edicionin 2017/18 të Challenge Cup, kurse vjet vjet arriti deri në çerekfinale të Kupës Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat