KH Istogu me kryesi dhe trajner të ri

Hendboll

KH Istogu me kryesi dhe trajner të ri

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 12:04
KH Istogu me kryesi dhe trajner të ri

KH Istogu me kryesi dhe trajner të ri. Fatmir Ademaj kryetrajner.

"Klubi i hendbollit Istogu i meshkujve ka zgjedhur bordin e ri udhëheqës të klubit dhe ka emëruar trajnerin e ri.

Ish hendbollisti i KH Istogu z.Fatmir Ademaj është zgjedhur kryetrajner i KH Istogut.

Ademaj është i diplomuar në Universitetin Shtetror të Tetovës në nivelin Master në lëmin e Kulturës Fizike Sportit dhe Rekreacionit si dhe ka përfunduar shkollimin për trajner hendbolli level III sipas EHF Rinc Conventes.

Ademaj është trajneri i tretë më radhë pas ndryshimit të emrit të klubit nga KH Rakoshi në atë KH Istogu, trajner te mëhershëm ishin i ndjeri z.Bedri Hajzeraj dhe vitin që lamë pas profesor Malush Kabashi.

Bordi udhëheqës i KH Istogut i dëshiron sukses trajnerit të emëruar dhe hendbollistëve të klubit tonë drejt realizimt të objektivave të klubit të hendbollit Istogu meshkujt", njofton KH Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat