Kosova përparon për një pozitë në ranglistën e EHF-së, lë shumë vende prapa

Hendboll

Kosova përparon për një pozitë në ranglistën e EHF-së, lë shumë vende prapa

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 11:02
Kosova përparon për një pozitë në ranglistën e EHF-së, lë shumë vende prapa

Federata Evropiane e Hendbollit së fundmi ka publikuar ranglistën në bazë të cilës përcaktohet numri i skuadrave pjesëmarrëse në edicionin 2022/2023 të garave evropiane.

Për bazë janë marrë rezultatet e skuadrave në tri edicionet e kaluara, 2018/19, 2019/2020 dhe 2020/2021. Pra jo edhe edicioni aktual, 2021/2022.

Sa i takon klubeve të hendbollistëve, Kosova ka përparuar për një pozitë. Kosova tani renditet e 29-ta dhe ka lënë

Holandën në vendin e 30-të. 4.33 janë pikët mesatare të Kosovës, ndërsa 4,20 të Holandës. Sipas rangilistës së publikuar nga EHF-ja, Kosova te hendbollistët lë 21 vende evropiane prapa.

Kosova edhe edicionin e ardhshëm do t’i ketë katër skuadra të hendbollistëve në gara evropiane. Kampioni e ka të drejtën e paraqitjes në Ligën Evropiane, që është niveli i dytë. Ndërsa tri skuadra tjera e kanë të drejtën e paraqitjes në Kupën Evropiane, që është niveli i tretë.

Te hendbollistet, Kosova ka mbetur në vendin e 27-të, të cilin e ndanë me katër vende të tjera. 19 vende janë më poshtë në ranglistë. Edhe te hendbollistet Kosova do ta ketë të drejtën e garimit me katër skuada, një në Ligën Evropiane e tri në Kupën Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat