Istogu nuk ndalet

Hendboll

Istogu nuk ndalet

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 22:58
Istogu nuk ndalet

KHF Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve.

Të mërkurën mbrëma Istogu e luajti ndeshjen e mbetur të javës së pestë ndaj Jusuf Gërvallës.

Takimin e zhvilluar në Deçan e fituan istogaset me rezultat 38:18. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 17:8 dhe u bë e qartë se dallimi në cilësi ekzistonte.

Kapitenia Albina Rugova i shënoi 9 gola, ndërsa nga 8 i kishin Adelina Berisha e Anja Bojaniq. Te Jusuf Gërvalla u shqua Eriona Gecaj me 11 gola.

Për Istogun ishte fitorja e gjashtë rresht. Udhëheq në tabelë me 12 pikë. Jusuf Gërvalla mbanë vendin e dhjetë me 4 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat