Palestra e njëjtë, 20 vjet më vonë.

Hendboll

Palestra e njëjtë, 20 vjet më vonë.

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 21:05
Palestra e njëjtë, 20 vjet më vonë.

Kombëtarja e Kosovës është kthyer në "Porsuk Sport Salonu" në Eskishehir të Turqisë, ku nesër zhvillohet ndeshja Turqi - Kosovë, e vlefshme për fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2023 në hendboll.

Në palestrën e njëjtë, në javën e parë të shtatorit të vitit 2001, u luajtën dy ndeshje të Kosovës me skuadrën Kiliçoglu, ku Verim Zherka kishte luajtur për 4 vite. 

Ishin ndeshjet e para të Kombëtares së Kosovës pas luftës. Në vitin 2001 ishte shkruar një kapitull i rëndësishëm për hendbollin e Kosovës.

Image

Nesër nga ora 18:00 (16:00, sipas kohës në Kosovë) shpresojmë të shkruajmë kapitull tjetër të suksesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat