Fundjavë e ngarkuar evropiane për gjyqtarët e Kosovës

Hendboll

Fundjavë e ngarkuar evropiane për gjyqtarët e Kosovës

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 16:29
Fundjavë e ngarkuar evropiane për gjyqtarët e Kosovës

Katër çifte të gjyqtarëve të Kosovës të hendbollit janë të angazhuar në ndeshje të kupave evropiane këtë fundjavë. Prania e gjyqtarëve dhe delegatëve tanë në kompeticione kontinentale është e rregullt. Ndeshjet të cilat u besohen gjyqtarëve kosovarë për t’i drejtuar janë gjithnjë e më të forta.

Arsim e Erdoan Vitaku janë deleguar për të drejtuar ndeshjen e Lokomotiva Zagrebit me skuadrëën MKS FunFloor Perla Lublin nga Polonia.

Ndeshja luhet të shtunën nga ora 18:00 në Zagreb dhe është e para e raundit të tretë kualifikues të Ligës Evropiane për hendbolliste.

Çiftet tjera të gjyqtarëve të FHK-së janë deleguar në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi po qëndrojnë në Izmir të Turqisë. Do ta drejtojnë ndeshjen Izmir BSB – Maderia Andebol (Portugali), që zhvillohet të shtunën nga ora 17:30.
Sherif Xhema e Besfort Jahja drejtojnë ndeshjen mes Vardarit dhe skuadrës holandeze, JuRo Unirek. Kjo ndeshje luhet në Shkup, të shtunën nga ora 17:00.

Ilir Bytyqi e Syart Kasapi drejtojnë ndeshje në Zvicër. Nga ora 18:00, të shtunën, takohen skuadrat LK Zug dhe Cabooter HandbaL Venlo (Holandë).
Pas një jave, Fahredin Hashani do të jetë delegat në Sllovaki, në ndeshjen Dunajska Streda – Stockerau.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat