Ndeshja interesante në javën e nëntë

Hendboll

Ndeshja interesante në javën e nëntë

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 16:33
Ndeshja interesante në javën e nëntë

Besa Famgas e Trepça takohen të shtunën nga ora 17:30, në ndeshjen që i takon xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Kampionia aktuale, Besa, llogaritet favorite ndaj “xehetarëve” që kanë shfaqur lojëra të mira këtë kampionat. Trepça udhëheq në tabelë me 14 pikë. Humbjen e vetme e ka pësuar nga Prishtina, në një ndeshje dramatike.

Ndërkohë Besa Famgas është e dyta me 12 pikë, por i ka dy ndeshje më pak të luajtur. Skuadra pejane i ka fituar gjashtë ndeshjet e deritashme, ndërsa për shkak të garave evropiane ka më pak ndeshje kampionale të luajtura.

Edhe ndeshjet tjera pritet të jenë interesante. Po prej orës 17:30, të shtunën, është takimi Vëllaznimi – Drenica. Ndërkohë Kastrioti e pret Zhegrën të shtunën prej orës 19:00 dhe llogaritet favorit i madh.

Dy ndeshje tjera të javës së nëntë janë të hënën.

Rahoveci e Llapi takohen prej orës 19:30, ndërsa nga ora 19:00 luhet ndeshja Deçani – Prishtina. Të dy takimet e së hënës pritet të ofrojnë hendboll të mirë.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e shtatë. Sot është ndeshja Vushtrria – Drita (19:10). Të shtunën luajnë Lepenci e Istogu (14:00), ndërsa të dielën Ulpiana e Vjosa (12:00). Ndeshja mes Samadrexhës e KEK-ut në program është të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat