Besa fiton derbin me 5 gola dallim

Hendboll

Besa fiton derbin me 5 gola dallim

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 22:51
Besa fiton derbin me 5 gola dallim

Besa Famgas e ka fituar derbin e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma në Pejë, në një ndeshje tipike kampionale, Besa fitoi ndaj Trepçës me rezultat 28:23.

Pas pjesës së parë pejanët kishin epërsi prej tri golave, 13:10. Vendasit vazhdimisht kanë qenë në epërsi, por jo shumë të lartë. Mitrovicasit janë mbajtur në lojë, por pa rrezikuar fitoren e Besës.

Egzon Gjuka ishte më efikasi me 7 gola. 5 i realizoi Balsha Raçiq. Alban Shabani ishte më efikasi te Trepça me 7 gola, kurse 5 i kishte Shpëtim Mehmeti. Te mitrovicasit u dallua portieri Meriton Lladrovci.

Besa Famgas tani udhëheq me 14 pikë, ndonëse i ka dy ndeshje më pak të luajtura. Për Besën ishte fitorja e shtatë rresht. Trepça ka rënë në pozitën e dytë, me 14 pikë po ashtu, por nga 9 ndeshje.

Fitore të pritura kanë shënuar Vëllaznimi ndaj Drenicës (70:18) dhe Kastrioti ndaj Zhegrës (45:23).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat