Kastrioti me lojë të dobët e me fat e mposhti Ulpianën!

Hendboll

Kastrioti me lojë të dobët e me fat e mposhti Ulpianën!

Nga: K.G. Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 23:01
Kastrioti me lojë të dobët e me fat e mposhti Ulpianën!

Kastrioti i Ferizajt me lojë të dobët mezi e mposhti me rezultat 30:28 Ulpianën e Lipjanit.  

Mëkat që Ulpiana nuk mori pikë, që plotësisht e ka merituar.

Kastrioti me gjithë fitoren, nuk është askund me lojë, ka rënie të madhe në cilësi dhe sot arriti një fitore nëpër vrimë të gjilpërës dhe më shumë fat sportiv!

Hendbollistet Alketa Baftijari e Flamure Vokshi, secila nga tetë gola, janë më efikaset të Ulpiana. Me 10 gola u dallua Kosovare Stagova te Kastrioti.

Kastrioti është në krizë të lojës! 

Kastrioti është në vend të pestë me 11 pikë pas 9 jave në Superligën e Kosovës dhe Ulpiana në atë të 11-tën me 2 sosh.

Në tri ndeshje tjera rezultate ishin më të ngushta. Jusuf Gërvalla fitoi ndaj Samadrexhës me 25:23.

Vëllaznimi si nikoqir humbi nga Vjosa me rezultat 29:27. Ferizaj e mposhti Dritën me 34:24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat