Fitore e vështirë e Prishtinës në Deçan

Hendboll

Fitore e vështirë e Prishtinës në Deçan

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 13:06
Fitore e vështirë e Prishtinës në Deçan

Prishtina është dashur ta përmbys rezultatin në pjesën e dytë, për ta fituar ndeshjen në udhëtim ndaj Deçanit.

Në kuadër të javës së nëntë të Superligës, Prishtina fitoi me rezultat 33:30.

Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 19:16 për vendasit.

Në pjesën e parë epërsia e Deçanit shkoi deri në pesë gola (17:12, 19:14). Por Prishtina në pjesën e dytë u përmirësua dhe në minutën e 43-të barazoi rezultatin në 24:24. Sërish Deçani u shkëput në dy gola, ndërsa vetëm në minutën e 54-t, Prishtina kaloi në epërsi, 29:28.

Rezultati u barazua në 29:29 e më pas në 30:30. Por në katër minutat e fundit realizoi vetëm Prishtina që në fund fitoi ndeshjen dramatike me 33:30.

Albi Gjuka realizoi golat vendimtarë për Prishtinën.

Ai ndeshjen e mbylli me 5 gola. Kapiteni Oltion Beshiri realizoi 8 herë, ndërsa 7 gola i kishte Vlerson Zherka.

Përparim Shala ishte më efikasi te Deçani me 7 gola. 6 i shënoi Drilon Tahirukaj e nga 5 i kishin Dedë Tanushi e Valmir Selmanaj.

Ndeshja tjetër e javës së nëntë në mes të Rahovecit dhe Llapit u fitua nga skuadra vendase me rezultat 31:24. 13:11 ishte rezultati pas pjesës së parë.

Besmir Kusari e Egzon Vuçitërna shënuan nga 9 gola për Rahovecin. Mërgim Ademi realizoi 5 gola për llapjanët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat