Istogu dhjetë fitore rresht

Hendboll

Istogu dhjetë fitore rresht

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 00:42
Istogu dhjetë fitore rresht

Nuk ka pasur befasi në katër ndeshjet e para të javës së dhjetë të Superligës së hendbollisteve, që janë zhvilluar të shtunën.

Lideri i klasifikimit, Istogu, ka shënuar edhe fitoren e dhjetë rresht dhe udhëheq në tabelë me 20 pikë. Istogu e mposhti në udhëtim Samadrexhën me rezultat 31:18.

Kapitenia Albina Rugova dhe Anja Bojaniq i shënuan nga 6 gola, kurse nga 5 i kishin Pranvera Ferataj e Esma Muratoviq.

Te Samadrexha u dalluan Biontina Rrahmani e Donjeta Mehmeti me nga 6 gola. Samadrexha është e nënta me 5 pikë

Kampionia, Vushtrria, fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 39:26. Lorena Matarova ishte më efikasja me 9 gola, kurse nga 7 i kishin Burneta Rama, Luljeta Sopiani e Genta Basholli. Bora Zejnullahu i shënoi 8 gola për Vëllaznimin, kurse 7 i kishte Edona Radoniqi. Vushtrria është e treta me 16 pikë, derisa Vëllaznimi mbanë vendin e dhjetë me 4 pikë.

Argoneta Goqi i shënoi 13 gola për Shqiponjën, që fitoi 28:24 ndaj Vjosës. Betina Mehmeti me 7 gola ishte më efikasja te Vjosa.

Kastrioti fitoj ndaj Jusuf Gërvallës me rezultat 44:33. Puhiza Gashi i kishte 9 gola për ferizajaset, derisa nga 7 i realizuan Adriana Salihu e Elda Hoxha. Arjeta Imeraj e Adelina Çufaj i shënuan nga 10 gola për skuadrën deçanase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat