Ahmet Petrova në krye të Ferizajt?

Hendboll

Ahmet Petrova në krye të Ferizajt?

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 15:22

Ahmet Hysenaj -  Petrova, ish kryetar i klubit të Kastriotit (meshkuj e femra) nga Ferizaj, po ashtu i Borcit (në ish Jugosllavi), raportohet se ka arritur marrëveshjen me klubin e hendbollit Ferizaj (femrat), që të jetë kryetar i ri.

“Gjithçka është arritur në parim me Petrovën. 

Petrova do të jetë kryetar i ri. Ka mbetur zyrtarizimi në faqen e klubit”, tha një burim brenda klubit për gazetën kombëtare “Bota sot”..

Petrova ka një mision: të luftojë për titull dhe për Kupë të Kosovës, para se gjithash, të përforcojë ekipin për edicionin pranveror.

KHF Ferizaj garon në elitën e hendbollit, renditet bë vend të katërt me 14 pikë, po ashtu ka themeluar edhe ekipin tjetër, Ferizaj B. 

Merret vesh se Petrova e ka ndërmend të themelojë edhe klubin e Ferizajt në konkurrencën e meshkujve, ky do të ishte lajmi edhe më i mirë për komunitetin e hendbollit.

Ferizaj ka marrë primatin e hendbollit femëror në qytetin e Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat