Vushtrria si Trepça para disa viteve 

Hendboll

Vushtrria si Trepça para disa viteve 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 13:13
Vushtrria si Trepça para disa viteve 

Vushtrria ka bilancin e qind për qindtë në Ligën e Parë të Kosovës në konkurrencën e meshkujve.

Hendbollistët e Vushtrrisë nuk njohin humbjen në tetë ndeshje, kanë po aq fitore, duke u shpallur kampion vjeshtor me 16 pikë të mbledhura. 

Vushtrriasit fituan derbin me rezultat 37:27 ndaj Prizrenit, në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor.

Prizreni u njoftua me humbjen e parë pas pesë fitoreve e një barazimi.

Edhe goldallimin e përgjithshëm e kanë superior, 335:178.

Është interesant me Vushtrrinë, se kur bien nga elita, shumëkënd e kanë habitur, për faktin se është një ekip me renome. 

E para, pak u larguan nga elita për neglizhencën nga ana e tyre, pak pa meritë, por në  anën tjetër është edhe një mësim i mirë për të ardhmen sepse duhet të jenë me vigjilent në çdo aspekt. 

Është klubi që ka pasur shikueshmërinë më të madhe sa ishte në elitë. 

Një fat të tillë para shumë viteve e ka pasur ehe Trepça nga Mitrovica, por e cila u rikthye në elitë, ndërsa sot është prej klubeve më të organizuara e gjithnjë në mesin e tri ekipeve të para. Trepçës i ka bërë mirë largimi nga liga para shumë viteve, pasi që sot janë më të organizuar dhe kanë mësuar nga gabimet e të kaluarës. 

Pa Vushtrrinë edhe elita është e varfër sidomos për nga ana e shikueshmërisë. Kryetrajneri Arben Karaqa, ka bërë një punë të madhe, duke ndërtuar një ekip me lojtarë disa me përvojë e disa të rinj, por me bindje të fortë se pa asnjë telashe do rikthehen në shoqërinë e më të mirëve.

Atmosfera në klub është shumë e mirë, të gjithë punojnë për një e një për të gjithë, me moton: Të rikthehemi aty ku e kemi vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat