Vushtrria shënon fitore të thellë

Hendboll

Vushtrria shënon fitore të thellë

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 00:22
Vushtrria shënon fitore të thellë

Kampionia aktuale Vushtrria ka shënuar fitore të thellë. Vushtrria e mposhti Vjosën me rezultat 40:20.

Luljeta Sopjani me 10 gola dhe Burneta Rama e Gentiana Basholli me nga 7, ishin më efikaset te Vushtrria që renditet e treta me 18 pikë. Vjosa Imeri, Benita Shabani e Blerina Hasani shënuan nga 5 gola për Vjosën e vendit të tetë.

Fitore kanë shënuar edhe dy skuadrat tjera favorite. Ferizaj e mposhti Shqiponjën me 38:33, ndërsa Prishtina ka fituar ndaj Ulpianës me 38:13.

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të shtunën Istogu e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultatin 46:23. Ndeshja i takoi xhiros së 11-të dhe për istogaset ishte fitorja e njëmbëdhjetë. Istogu udhëheq në tabelë me 22 pikë.

Esma Muratoviq e Anja Bojaniq shënuan nga 8 gola për Istogun. Nga 7 i kishin kapitenia Albina Rugova dhe Pranvera Ferataj.

Te Kastrioti më efikaset ishin Elza Reçica e Vahide Gashi me nga 4 gola. Kastrioti renditet i pesti me 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat