Prishtina fiton përballjen me Vëllaznimin

Hendboll

Prishtina fiton përballjen me Vëllaznimin

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 11:44
Prishtina fiton përballjen me Vëllaznimin

Ndonëse ka nisur mirë ndeshjen, Vëllaznimi nuk ia doli të bëj befasi në kryeqytet.

Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 35:29. Ishte kjo ndeshje e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Gjakovarëve u takoi fillimi i ndeshjes. Krijuan epërsi deri në tri gola, kurse në avantazh ishin deri në minutën e 15-të. Më pas Prishtina mori kontrollin në lojë dhe pjesa e parë përfundoi 18:14.

Në pjesën e dytë mysafirët më së shumti u afruan në tri gola.
Alot Agon Bajqinovci e Lulzim Shabani ishin më efikasët te Prishtina. Bajqinovci i realizoi 10 gola, ndërsa Shabani 8. Kapiteni Oltion Beshiri shtoi 7 gola. Ardi Halili realizoi 8 gola për Vëllaznimin. 5 i kishte Florian Rexha, ndërsa nga 4 i shënuan Egzon Lluka, Mali Luzha dhe Arbër Neziri.

Prishtina është e treta me 18 pikë. Vëllaznimi renditet i gjashti me 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat