Edhe hendbolli me Ligë Unike? Flet Luzha

Hendboll

Edhe hendbolli me Ligë Unike? Flet Luzha

Nga: K.Goca Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 14:52
Edhe hendbolli me Ligë Unike? Flet Luzha

Pas basketbollit e volejbollit, edhe hendbolli synon organizimin e Ligës Unike, por këta të fundit për veteranë.

Uran Luzha është inciator së bashku me Këshillin Organizativ, si Arian Ibershimin e Vili Haxhiun nga Shkodra, po ashtu edhe nga Ferizaj e Shkupi.

Sipas Luzhës, një ligë e këtij nivelit është e mirëseardhur. 

 “Pas ndeshjeve që patëm në Ditën e Pavarësisë dhe bisedave me klubin shkodran, si dhe disa anëtar të studentit të Tiranës në bashkëpunim me veteranët e klubeve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, shpresonim që sa më shpejti ta krijojmë një Ligë Unike gjithëkombëtare të veteranëve në hendboll”, thotë për gazetën “Bota sot” Luzha, ish hendbollist dhe trajner i Vëllaznimit.

“Pasi që jemi një gjenerat e cila ka sakrifikuar për ecurinë e hendbollit, shpresojmë se do të hasim në mirëkuptum nga të gjithë dhe të organizojmë në formë të turneve”, përfundon Luzha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat