Deçani fiton ndeshjen me fund shumë dramatik

Hendboll

Deçani fiton ndeshjen me fund shumë dramatik

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 12:51
Deçani fiton ndeshjen me fund shumë dramatik

Deçani e ka shënuar fitoren e tretë në edicionin aktual të Superligës së Kosovës në hendboll.

Deçani e mposhti Llapin me rezultatin e ngushtë, 35:33, në një ndeshje me fund të jashtëzakonshëm. Ishte kjo ndeshje e xhiros së 11-të të Superligës. Deçani është i teti me 6 pikë. Llapi është i shtati me 8 pikë.

Mirsad Jashari me 13 gola dhe Albilon Loshaj me 10, ishin më efikasët te deçanasit. Fatlind Mazrekaj i shënoi 4 gola.
Artir Muçiqi ishte më efikasi te Llapi me 8 gola. 7 i kishte Rifat Visoka e nga 5 Feston Beqiri e Blerton Hasani.

Në pjesën e parë Deçani kontrolloi lojën dhe krijoi epërsi të lartë në 15 minutat e fundit. Pjesa e parë përfundoi 18:13.

Në pjesën e dytë llapjanët u afruan në dy gola në disa raste e në minutën e 58-të edhe në një gol (32:31). Në minutën e 59-të rezultati u barazua në 32:32.

Më pas rezultati ishte edhe 33:33. Por në minutën e fundit Jashari e Mazrekaj shënuan nga një gol për fitoren 35:33.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat