Akademia e Hendbollit Istogu në Mal të Zi

Hendboll

Akademia e Hendbollit Istogu në Mal të Zi

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 21:25
Akademia e Hendbollit Istogu në Mal të Zi

Hendbollistet e reja të akademisë së Istogut do të jenë pjesëmarrëse të turneut Montenegro Handball Cup 2021 që nga data 17 deri me 19 dhjetor, turneu organizohet në Podgoricë, e ku pjesëmarrëse do të jenë shtetet e rajonit, si Rumania, Kroacia, Bosnja, Maqedonia, Bullgaria, etj.

Kosovën do ta përfaqësojnë hendbollistet e reja të akademisë  së Istogut gjenerata 2008 e më të reja të cilat udhëhiqen nga hendbollistet e Istogut Esma Muratoviq e Albina Rugova.

Ndeshjet zhvillohen në Bemax Arena, aty ku ndeshjet i zhvillon dy herë kampionia e Evropës skuadra e Buduçnostit në EHF Champions League.

Organizator të turneut janë ZRK Zeta dhe ZRK Podgorica të cilët i falënderojmë për ftesën.
KHF Istogu është i përkushtuar të investoj në gjeneratat e reja, duke ju krijuar kushte optimale për ngritjen e aftësive funksionale të tyre, në mënyrë që të ndikojmë në ngritjen e nivelit të hendbollit në vendin tonë, përfaqësim sa më të mirë të hendbollit në përgjithësi dhe atij Istogas në veçanti.

KHF Istogu ju dëshiron shumë suksese hendbollisteve të së ardhmes së qytetit tonë në përfaqësimin e tyre të parë jashtë vendit, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat