Greqia po vjen në Kosovë!

Hendboll

Greqia po vjen në Kosovë!

Nga: K.G. Më: 1 janar 2022 Në ora: 12:48
Greqia po vjen në Kosovë!

Kombëtarja e Kosovës po përgatitet për sfidën e të mërkurës, ku do të takohen me Greqinë, në kuadër të kualifikueseve të parakualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.

Ndeshja luhet në orën 19.15 në Qedrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. 

Kosova është në grupin 1. Greqia kryeson me 4 pikë e Kosova është në fund me 1. 

Selektori Bujar Qerimi do të synojë fitoren e parë në grup.

"Kërcyem" në vitin 2022 me shpresë për suksese të reja, suksese më të mëdha.

Kombëtarja jonë mblidhet menjëherë të dielën, ndërsa juve tifozë të dashur ju presim të mërkurën mbrëma në palestrën në Prishtinë.

Së bashku me ju të dalim faqebardhë nga sfida e zjarrtë me Greqinë”, shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat