Kosova lufton deri në fund kundër Greqisë, por mbetet duarthatë  

Hendboll

Kosova lufton deri në fund kundër Greqisë, por mbetet duarthatë  

Nga: Kemajl Goca Më: 5 janar 2022 Në ora: 20:03
Kosova lufton deri në fund kundër Greqisë, por mbetet duarthatë  

Kosova dëshpëron në përballje me Greqinë, duke pësuar humbje me rezultat 21:20 (13:9), në ndeshjen e xhiros së tretë kualifikuese për Kampionatin Botëror në hendboll.

Kosova ende nuk ka shënuar fitore në Grupin 1, ndërsa për Greqinë është e treta rresht. Kjo humbje padyshim e bën me dhimbje koke selektorin Bujar Qerimi, i cili duhet të mendojë se si t’i fitojë tri ndeshjet e fundit, ndaj Belgjikës, Turqisë e Greqisë.  

Ndeshja u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Grupi 1
Kosova - Greqia 20:21 (9:14)
Turqia - Belgjika 30:25 (17:14)

Renditja 

1.Greqia    3    3    0    0    74:67    6
2. Turqia    3    2    0    1    75:72    4
3. Kosova    3    0    1    2    71:74    1
4. Belgjika    3    0    1    2    80:87    1

Greqia arriti dy pikë nga kryeqytetit i Kosovës, falë edhe gabimeve të hendbollistëve tanë.

Në minutat e parë Greqia avancoi me 0:2, pastaj barazohet rezultati 2:2, 4:4.

Megjithatë Greqia udhëheq me 4:7 në minutën e 17-të. 

Deri në fund të pjesës së parë, djelmoshat tanë u angazhuan por nuk e ngushtuan rezultatin, ku shkuan në epërsi me 9:13 grekët.

Në minutën e 32-të, grekët shtojnë epërsinë në pesë gola (9:14).  Kosova lufton me mish e më shpirt duke iu falënderuar edhe pritjeve të portierit Haris Berisha ngushtohet rezultati në një gol (13:14).

Valon Dedaj në minutën e 42-të barazon rezultatin (14:14).

Në minutën e 46-të, Greqia sërish shkëputet në epërsi me (15:17) 2 gola. 

Kosova tregon angazhim dhe barazon sërish rezultatin në 17:17 pikërisht në minutën e 50-të.

Kur pritej Kosova të marrë frerët e lojës, çuditërisht nga pakujdesia përjashtohen dy lojtarë tanë, që ishte një kapital dukshëm për grekët për të kaluar në epërsi me 17:19 në minutën e 52-të.

Në minutën e 57-të, ngushtohet rezultati në 19:20. 

Në sekondën e fundit, shtylla ia mohoi barazimin Kosovës, kështu që Greqia triumfon me 21:20.

Në radhët e Kosovës me efikasit ishin Valon Deda me 7 gola e Drenit Tahirukaj me 5, ndërsa Charalampos Mallios me 6 e Charalampos Kalomoiros me 6 gola te grekët.

Ndeshja e radhës luhet më 9 janar, sërish ndaj Greqisë, por në Athinë.

Kosova - Greqia 20:21 (9:13)
Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë.
Shikues: 300.
Gjyqtarë: Ante Mikeliq e Petar Paradina (Kroacia).
Kosova: Berisha, Dedaj 6, Terziqi 3, Gjuka 4, Jupa 1, Dre. Tahirukaj 5, Mushkolaj, Quni, Mustafa, Dri. Tahirukaj, Shabani, Ramosaj, J. Muqolli, Zogaj, Zenaj dhe Memeti.
Greqia: Boukovinas, Mallios 6, Kalomoiros 6, Arampatzis 2, Boskos 1, Liapis 1, Michalidis 1, Passias 1, Karampourniotis 1, Dompris 2, Tzortzinis, Papazoglou, Markatatos dhe Terlecki.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat