Dervish Berisha po çuditet me Kosovën

Hendboll

Dervish Berisha po çuditet me Kosovën

Nga: K.G. Më: 6 janar 2022 Në ora: 14:43
Dervish Berisha po çuditet me Kosovën

Ish hendbollisti i njohur, Dervish Berisha, nuk po mund të besojë se Kosova nuk ka asnjë fitore në tri ndeshjet e Grupi 1 të parakualifikueseve për Kampionatin Botëror (meshkujt).

Berisha çuditet edhe me humbjen e mbrëmshme të Kosovës në Prishtinë, me rezultat 21:20 nga Greqia.

Sipas tij, nuk punohet edhe rezultatet janë të tilla! 

 “Kemi prit fitore dhe rasti shumë ideal! Ishte ky grup që të kualifikohet Kosova në rangun tjetër të kualifikimeve e botërorit.
Ekipet si Belgjika, Turqia e Greqia nuk kanë kualitetin e hendbollit të Kosovës, por po shihet puna që bëjnë dhe ne humbim në Prishtinë nga Greqia e barazim nga Belgjika. 

Unë personalisht kam qenë i sigurt në fitore me te tria shtetet por nuk di çka po ndodh me hendbollin tonë ku para ndeshjeve thuhet jemi mirë të përgatitur dhe po na japin shpresë që fitojnë e po dështojnë nga këto ekipe që luajnë hendboll të mesëm, kurse Kosova luan hendboll që 70 vite.

Me falni por lutem në ndeshjet tjera na i sillni 3 fitore, andaj shtone moralin sportiv dhe mos lejoni befasi ju dëshirojmë shumë suksese”, ka komentuar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat