Bujar Qerimi e ka trenin e fundit në Greqi!?

Hendboll

Bujar Qerimi e ka trenin e fundit në Greqi!?

Nga: Kemajl Goca Më: 6 janar 2022 Në ora: 19:14
Bujar Qerimi e ka trenin e fundit në Greqi!?

Kombëtarja e Kosovës është në një situatë të vështirë sa i përket rezultateve, as në tokë as në qiell, aq me keq nga katër pikët e mundshme në kryeqytetin tonë, arkëtuan vetëm një pikë!

Dardanët tani janë në një pozicion shqetësues për faktin se ngecin për pesë pikë nga lideri i Grupit 1, Greqia dhe tre me pak se Turqia në pozitën e dytë!

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bujar Qerimi, tani duhet të mendojë sfidën në Athinë ndaj Greqisë sepse vetëm fitorja e mban në garë për vend të dytë, në rast të humbjes gjithçka do të komplikohet apo edhe do të shuhen të gjitha shpresat.

Nëse të shtunën e fundjavës Turqia merr dy pikë në duel me Belgjikën dhe Greqia fiton, për Kosovën gjithçka përfundon apo shuhen shpresat për ndonjë kualifikim të mundshëm në fazën tjetër në Kampionatin Botëror.

Bujar Qerimi e ka më së të qartë, se treni i fundit mund të jetë Greqia nëse humbin, por nëse marrin pikë të plota, gjasat janë edhe më tej!

Çfarë duhet të bëjë Qerimi? Çfarë mund të bëjë me një ekip që nuk e ka edhe bankën e fortë.

Ajo që dihet, ai duet të kërkojë fatin sportiv, por edhe të luftojnë deri në frymën e fundit, të kthehen me fitore nga Athina, ndryshe, punët komplikohen e nëse Turqia fiton ndaj Belgjikës, i thonë lamtumirë kualifikimit, vetëm i mbetet t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit me Belgjikën dhe Turqinë për statistika.

Qerimi është para një situate delikate, as vet nuk e di se si do të veprojë me Greqinë, për faktin se të tri ndeshjet e zhvilluara deri me tash në Grup, pak ju mungoi fati e pak edhe papërgjegjësia nga disa hendbollistë. 
Pas humbjes nga Turqia me 25:23, barazuan 28:28 me Belgjikën dhe pësuan me 20:21 nga Greqia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat