Kosova kërkon më të mirën në Greqi

Hendboll

Kosova kërkon më të mirën në Greqi

Nga: K.G. Më: 8 janar 2022 Në ora: 17:10
Kosova kërkon më të mirën në Greqi

Djelmoshat e Kombëtares së Kosovës janë para sfidës së madhe, kundër Greqisë.

Hendbollistët Dardanë synojnë fitoren e parë në grupin 1 të parakualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Selektori Bujar Qerimi e ka përgatitur maksimalisht ekipin para sfidës me Greqinë në kuadër të xhiros së katërt.

Është interesant se Kosova ka dy humbje dhe me rezultat të ngushtë, 25:23 nga Turqia vendase e në Prishtinë 20:21 nga Greqia dhe vetëm një barazim me Belgjikën (28:28).

“Jemi në palestrën e bukur dhe gjigante në Heraklion, në ishullin e Kretës në Greqi.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll sot ka udhëtuar për në Heraklion dhe po e zhvillon stërvitjen e parë në palestrën ku nesër nga ora 14.00 luhet takimi me Greqinë. 

Atmosfera në Kombëtare është shumë e mirë dhe djemtë janë të vendosur për të dhënë maksimumin në përpjekje për të fituar ndeshjen e rëndësishme me Greqinë.

Të kujtojmë që të mërkurën në Prishtinë ndeshja me Greqinë ishte shumë dramatike dhe u vendos për një gol, në të mirë të mysafirëve. 

Ndeshje tjetër e fortë pritet nesër, ndërsa synimet janë për të fituar takimin”, shkruan në faqen e FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat