Greqia paralajmëron Kosovën! Ky është vendimi për publikun 

Hendboll

Greqia paralajmëron Kosovën! Ky është vendimi për publikun 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2022 Në ora: 18:26
Greqia paralajmëron Kosovën! Ky është vendimi për publikun 

Greqia është gati për sfidën me Kombëtaren e Kosovë, shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Greqisë.

“Përgatitjet e Kombëtares së meshkujve për ndeshjen e nesërme me Kosovën kanë përfunduar sot, në palestrën ‘Two Aorakia’ në Heraklion, për ndeshjen e katërt të grupit kualifikues të Kampionatit Botëror 2023.

“Hendbollistët tanë u stërvitën dje në palestrën e bukur të mbyllur të Heraklionit dhe pas stërvitjes së sotme, Giorgos Zaravinas shpallë 16 të përzgjedhurit e tij për ndeshjen e nesërme.

Thodoris Boskos dhe Nikos Liapis kanë folur për ndeshjen ndaj Kosovës në faqen e OHE”, shkruan në faqen e federatës greke.

“Pas fitores si mysafir në Kosovë, skuadra ka një psikologji shumë të mirë. Jemi gati të përballemi sërish me Kosovën në shtëpi. Tani përveç rikthimeve të rëndësishme të bashkëlojtarëve, po numërojmë më shumë ditë stërvitore, jemi më të organizuar. 

Ndeshja është e hapur dhe mund të shohim një rezultat më të mirë nga ndeshja e parë", theksoi Thodoris Boskos.
Nga ana e tij, Nikos Liapis theksoi: “Duam të dëshmojmë se fitorja në Kosovë nuk ishte e rastësishme dhe se jemi ekipi më i mirë në grup.

“Jemi në një situatë shumë më të mirë me rikthimin e pesë bashkëlojtarëve tanë dhe duam të marrim dy pikët për të mbyllur kualifikimin, por edhe për veten tonë. U bëjmë thirrje shikuesve të na mbështesin dhe do të japim 100% të forcës për rezultat pozitiv”.

Ndeshja me Kosovën do të fillojë në orën 14:00 dhe hyrja do të jetë falas për publikun, me respektim të plotë të protokolleve shëndetësore. Ndeshja do të transmetohet nga ERT3. Gjyqtarë do të jenë polakët Jerlecki dhe Lambun.

Ndeshjet 

Xhiro e parë: Turqi – Kosovë 25:23, Belgjikë – Greqi 27:29
Xhiro e dytë: Greqi – Turqi 24:20, Kosovë – Belgjikë 28:28
Xhiro e tretë (5/1/2022): Turqi - Belgjikë 30:25, Kosovë - Greqi 20:21
Xhiro e 4-të (8-9 / 1/2022): Belgjikë - Turqi, Greqi - Kosovë
Xhiro e 5-të (12-13 / 1/2022): Kosovë - Turqi, Greqi - Belgjikë
Xhiro e 6-të (15-16 / 1/2022): Belgjikë - Kosovë, Turqi - Greqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat