Dikush lutet për humbjet e Kosovës, kur fiton hesht!

Hendboll

Dikush lutet për humbjet e Kosovës, kur fiton hesht!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 janar 2022 Në ora: 11:47
Bujar Qerimi, foto Eroll Popova

Sa e sa herë na bie në sy se kur mposhtet Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkuj), disa mezi presin dhe hidhen në ofensivë, duke fajësuar herë me vend e herë pa pike logjike!

Edhe kur humbin me rezultat minimal, kritikojnë, por kur fitojnë djelmoshat tanë, heshtin! Ata që e njohin sportin në thelb, edhe kur fiton Kosova nëse ka arsye për kritika, është normale që duhet të kritikohet por edhe kur humbet pa meritë është normale që të mbrohet Kombëtarja e Kosovës.

A po krijohet në vendin tonë një lloj mentaliteti nga disa, se vetëm humbjes i gëzohen, fitorja i fut në gjumë. 

Çdo fitore është një imazh i mirë për shtetin e Kosovës, pak ka rëndësi i cilit sport. Pa kritika nuk ecet përpara por të heshtësh kur fiton Kosova, kësaj i thonë, se po iu djeg fitorja. 

Bujar Qerimi, selektor i Kombëtares së Kosovës, i mirë apo i keq, ky që është, të paktën ka arritur një fitore e një barazim, e ka tri humbje në këto parakualifikuese për Kampionatin Botëror. Pritshmëritë nuk janë arritur deri me tani, por të paktën ka fitore dhe tre pikë në Grupin 1 e me shpresa ende për kualifikim.

Bujar Qerimi deri me tash ka dy fitore e dy barazime në përgjithësi prej si e ka marrë timonin e Kosovës.

Mentaliteti që po krijohet nga disa, i gëzohen vetëm humbjes për të kritikuar.

Edhe mbrëmë Kosova ka shënuar fitoren e parë, ka pasur vend për kritika, por nuk u kritikuan nga ata që gjithmonë hidhen në ofensivë!  T’ju gëzohesh humbjes në vend të fitores, kjo nuk do koment!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat