Shqiponja përforcohet me 5 lojtare

Hendboll

Shqiponja përforcohet me 5 lojtare

Nga: K.G. Më: 13 janar 2022 Në ora: 14:44
Shqiponja përforcohet me lojtare

Shqiponja nga Gjakova përforcohet me pesë hendbolliste.

Skuadra gjakovare synon rezultate më të mira në pjesën pranverore dhe të përmirësojë edhe renditjen në klasifikim, aktualisht është në pozitën e gjashtë me 12 pikë.

“Nga ky moment KHF Shqiponja është përforcuar edhe me 5 lojtare të reja me perspektivë, të cilat premtojnë shumë në të ardhmen.

Sot kontratat për klubin tonë i nënshkruan këto lojtare: Tringa Gola, Alba Bardhi, Marisa Berisha, Diola Maloku dhe Adea Curri”, - njofton Demë Sadiku, sekretar i KHF Shqiponja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat